Skuadra e Kukësit ka firmosur ditën e sotme me mesfushorin Samuel Gilmore. Nigeriani ka qenë disa kohë në provë te skuadra kampione e Shqipërisë, dhe është vëzhguar nga stafi teknik. Nigeriani është vetëm 21-vjeç dhe premton edhe për të ardhmen. Gilmore do të vihet nën urdhrat e stafit teknik sapo të përfundojë edhe faza përgatitore në Ohër.
“Jam shumë i gëzuar që arrita të firmos me Kukësin. Kam kaluar ca ditë këtu dhe nuk është ambient i panjohur për mua. E njoh stafi teknik, i njoh lojtarët dhe kjo është pozitive për fillimin e kësaj aventure. I kam të qarta qëllimet dhe synimet e Kukësit dhe shpresoj të bëj më të mirën për këtë ekip. Dua të arrij gjëra të mëdha me Kukësin dhe të provoj shijen e trofeve”, – kishte thënë Gilmore për sajtin e klubit verilindor nga Shqipëria.
Nigeriani Gilmore gjatë karrierës së tij ka luajtur në Izrael me ekipe si Hapoel Akre dhe Hapoel Petah Tikva, ndërsa nga dita e sotme ai do të nisë aventurën e tij të re me Kukësin, skuadër kjo e cila sezonin e ri do të udhëhiqet nga trajneri serb, Milinkoviq.