Kukësi firmos me 19-vjeçarin nga Tetova

Skuadra kampione e Shqipërisë, Kukësi sot ka firmosur kontratë me talentin 19-vjeçar nga Tetova, Valon Etemi, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një mesfushorë, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur me grupmoshat e reja te Renova, ndërsa së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Mamurasit në Kategorinë e Parë shqiptare, për të cilën skuadër sezonin e kaluar luajti në 22 ndeshje kampionale. Ai spikati me fanellën e kësaj skuadre, me ç’rast kishte rënë në syrin e menaxherëve të Kukësit, të cilët e bënë për vete atë.

Etemi me Kukësin ka firmosur kontratë tre vjeçare, ndërsa pritet që me talentin e tij të bind trajnerin Milnkoviq, për ti dhënë atij rastin për të luajtur me Kukësin edhe në Superligë.

Leave a Reply