Eros Grezda mungon ndaj Maqedonisë, pësoi helmim ushqimor

Eros Grezda mund të mungojë në ndeshjen e mbrëmjes me Maqedoninë në Strumicë. Futbollisti i Osijekut, që debutoi si titullar me kombëtaren ndaj Lihtejshtejnit, ka pasur probleme, pasi është toksikuar nga ushqimi që ka konsumuar.

Stafi mjekësor po monitoron situatën e tij, ndërsa do të bëhen edhe disa analiza për të kuptuar më mirë gjendjen e tij. Kjo ka bërë që prania e Grezdës të jetë në dyshim për sfidën e sotme, duke i dhënë më pak mundësi trajnerit Panuçi për të bërë ndryshime në formacion ku mesfushori luante në të dy krahët.

Leave a Reply