Kombëtarja shqiptare e “izoluar” deri në mbrëmje

Dita e sotme e sheh kombëtaren kuqezi të izoluar në hotelin ku po qëndron në Strumicw, me forcat e sigurisë që kanë shoqëruar delegacionin “kuqezi” që nga Shqipëria dhe tashmë kanë “blinduar” hyrjen e hotelit.

Asnjë person i paautorizuar nuk lejohet të futet në hotel, që është i rezervuar tërësisht për kuqzinjtë.

Edhe familjarët e gazetarët janë të detyruar të presin mbrëmjen për të parë skuadrën e drejtuar nga Kristian Panuçi.

Dalja e vetme do të jetë në orët para ndeshjes, për të udhëtuar drejt stadiumit. (sportekspres)

Leave a Reply