Abrashi tallet “keq” me shokët e tij Kukelin dhe Veselin (FOTO)

Tre futbollistët e Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, Frederik Veseli dhe Burim Kukeli mëngjesin e sotëm nga aeroporti i Shkupit janë nisur drejt Zvicrës dhe Gjermanisë, për  t’iu bashkuar skuadrave të tyre respektive.

Që të tre udhëtuan me të njëjtin avion, teksa të lodhur nga dy ndeshjet që kishin kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë, e në veçanti udhëtimit me autobus nga Elbasani për në Strumicë, ata rrugëtimin e tyre me avion e kishin shfrytëzuar për të pushuar sadopak.

Dy nga futbollistët më të lodhur si duket kanë qenë Kukeli dhe Veseli, të cilët e kanë pësuar “keq” nga shoku i tyre, Abrashi, i cili teksa flinin shokët e tij, ai u kishte vendosur nga një letër në gojë, që më pas të shkrep edhe nga një foto.

Leave a Reply