Atl.Madridi e seftoi me fitore stadiumin e ri, Griezman futet në histori (VIDEO)

Atletiko Madridi e ka nisur me këmbë të mbarë në stadiumin e ri “Uanda Metropolitano”. Të besuarit e trajnerit Diego Simeone shënuan fitore minimale 1:0 ndaj Malagës, ndërsa golin e parë historik në stadiumin e ri ultramodern e realizoi ylli i Atletiko Madridit, Antuan Griezman.

Sulmuesi francez golin e  vetëm në këtë përballje e realizoi në minutën e 61-të, pasi shfrytëzoi një pasim të saktë nga ana e Ahel Koreas.

Fare në fund të takimit rezervisti Diego Rolan mund të prishte festën e “jorganxhinjëve”, mirëpo Jan Oblak shëptoi skuadrën e tij, duke i siguruar tre pikë të reja që përkohësisht e kanë ngritur këtë skuadër në pozitën e tretë në renditje.

Të pranishëm në stadiumin e ri “Uanda Metropolitano” ishin rreth 70 mijë tifozë, të cilët deri në ulësen e fundit kishin stërmbushur tribunat e stadiumit të ri të Atletiko Madridit. Prezent ishte edhe mbreti i Spanjës, Felipe VI, ndërsa para fillimit të ndeshjes pati një ceremonial shumë mirë të organizuar nga ana e Atletiko Madridit.

Leave a Reply