Jasharovski: Ndaj Sileksit ndeshje e vështirë, shpresojmë të marrim pikë

FC Shkupi nesër do të udhëtojë për në Kratovë ku do të luaj ndaj Sileksit në kuadër të xhiros së 5-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Shkupi në këtë transfertë udhëton me fitoren e rëndësishme që siguroi javën e kaluar ndaj Rabotniçkit, ndërsa pretendojnë që edhe në këtë sfidë të kthehen me rezultat pozitiv.

“Para se gjithash jam shumë i kënaqur për fitoren që shënuam ndaj Rabotniçkit, ndërsa njëherit ky ishte edhe goli im i parë zyrtar me fanellën e Shkupit. Para nesh kemi një ndeshje mjaft të vështirë dhe jemi përgatitur ashtu siç e bëjmë për të gjitha ndeshjet tjera. Sigurisht se do të jemi të kënaqur të marrim çfarëdo qoftë rezultati pozitiv. Shpresoj edhe në këtë ndeshje, por edhe në të tjerat që të shënoj sa më shpesh dhe ti sjell pikë ekipit tonë dhe njëkohësisht gëzim tifozëve tanë”, është shprehur Alen Jasharovski për sajtin zyrtar të FC Shkupit.

Takimi Sileksi-Shkupi do të luhet nesër me fillim në orën 15:30.

Leave a Reply