Fetel siguroi “pole-position” në Singapur

Piloti i Ferrarit, Sebastian Fetel ka siguruar “pole position” në garën për çmimin e madh të Singapurit, duke i siguruar vetes nisjen nga rendi i parë në garën e nesërme, shkruan “infOSport.mk”.

Është kjo hera e katërt që Fetel triumfon në pistën e “Marina Bay”, ku rezultatin më të shpejtë në provat e sotme zyrtare e arriti në rrethin e tretë, kur realizoi kohën prej 1 minutë e 39.491 të qindtat.

Në radhën e parë bashkë me pilotin gjerman do të niset Maks Verstapen, teksa kohën e tretë më të mirë në provat zyrtare e shënoi Daniel Rikiardo.

Lideri i botërorit, Luis Hamilton do të niset i pesti pas Kimi Raikkonen, teksa vendin e 6-të në provat zyrtare i takoi Valteri Botas.

Leave a Reply