Perez në vitin 2018-të te Reali transferon dy super sulmues

Skuadra kampione e Spanjës dhe Botës, Reali i Madridit si duket këtë epitet dëshiron ta mbajë edhe gjatë kohë. Drejtuesit e skuadrës “madrilene” që tani janë duke menduar për përforcimet për verën e vitit 2018-të, ku pritet të vijnë dy sulmues të mëdhenj.

“Mbretërit” gjatë merkatos së kësaj vere nuk transferuan asnjë sulmues, gjë që shihet si problemi kryesor për skuadrën e Zinedine Zidane.

Por, presidenti i Realit, Florentino Perez tashmë ka bërë gati planin për verën e vitit 2018, ku pritet të përforcojë pikërisht repartin e sulmit.

Dëshirat e tij janë sulmuesi i Totenhamit, Hari Kejn dhe sulmuesi kilian i Arsenalit, Aleksis Sançez, shkruan “Daily Express”.

Kejn pritet të kushtojë rreth 120 milionë euro, ndërsa Sançez do të vinte si lojtar i lirë, pasi ka kontratë me Arsenalin deri më 30 qershor të vitit 2018-të.

Këtë verë Reali nuk bëri asnjë transferim të shtrenjtë, ndërsa si i tillë mund të konsiderohet ai i Teo Hernandez, i cili nga Atletiko Madridi erdhi për shifrën e 26 milionë eurove.

Leave a Reply