Mesi 9-0 Ronaldo

Kristiano Ronaldo e nis sot sezonin e ri në La Liga, kundër Betisit. Portugezi përfundoi dënimin që kishte prej 5 ndeshjesh që mori për shtyrjen e arbitrit në Superkupën e Spanjës.

Ronaldo ka luajtur vetëm dy ndeshje në sezonin e ri me Realin, duke shënuar 3 gola në përballjet me Barcelonën në Superkupë dhe APOEL-in në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë rivali i tij i Barcelonës, Lionel Mesi që e ka nisur rregullisht kampionatin spanjoll ka shënuar 9 gola në 5 xhirot e parë, duke marrë një avantazh të madh në luftën për “Piçiçi”.

Leave a Reply