Valverde:  Messi ishte i jashtëzakonshëm

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është ndarë i kënaqur pas fitores së thellë 6:1 të skuadrës së tij ndaj Eibar, duke arritur kështu në serinë prej 5 fitoreve të njëpasnjëshme, me ç’rast me plotë meritë kryesojnë renditjen tabelare në Lla Liga.

Ai nuk ka mundur të mos i thurrë elozhe yllit të skuadrës, Lionel Messi, i cili shënoi 4 gola.

“Kur ndeshja përfundon dhe në semafor shohim rezultatin 6:1 duket e lehtë, por nuk ishte aq e thjeshtë. Eibar është një ekip i guximshëm”, – tha Valverde në fillim të konferencës për shtyp, duke treguar edhe arsyen e pushimit të disa prej futbollistëve standard.

Sot kemi mundur t’u japim disa lojtarëve pushim dhe disa minuta për të tjerët që duhej të luanin dhe bëmë mirë.” – tha ai.

Paulinho? “Ka ardhur në formë”. Deulofeu? “Ai dhe Aleks Vidal janë futbollistë të grupit dhe ata duhet të na ndihmojnë tani dhe gjatë gjithë vitit.

Messi? “Ai është lojtari i më inteligjent që kam parë në fushën e lojës. Është i jashtëzakonshëm” – përfundoi Valverde.

 

 

 

 

Leave a Reply