Carabao Cup, Totenhami kualifikohet me vështirësi, dështon Liverpulli (VIDEO)

Skuadra e Totenham është kualifikuar për ndeshjet e 1/16 së finales së “Carabao Cup” ose ndryshe “League Cup” pas fitores minimale të arritur ndaj skuadrës së Barnsli nga Championship.

“Spërsat” regjistruan fitoren e parë në stadiumin Uembli me golin e shënuar nga Dele Alli në minutën e 65-të. Edhe pse ndoshta pritej një fitore e lehtë e skuadrës së trajnerit Poçetino, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi skuadra kundërshtare që renditet vetëm në pozitën e 20-të në Championship, disa herë vuri në vështirësi mbrojtjen e Totenhamit.

Megjithatë në fund, rëndësi ka fitorja dhe djemtë e Poçetinos e morën atë, duke u kualifikuar për më tej.

Për dallim nga Totenhami, Liverpulli u eliminua ga garat e mëtejme, pasi u mund nga kampionët e para dy viteve, Lesteri me rezultatin 2:0.

Protagonisti absolut në “King Poëer Stadium” ishte sulmuesi japonez Shinxhi Okazaki që edhe pse e nisi nga stoli shënoi golin e epërisë dhe dha asistin për Slimani në golin e dytë duke i kaluar “dhelprat” në turin tjetër.

Kjo ishte ndeshja e katër për djemtë e Klopp që nuk marrin rezultat pozitiv në të gjitha kompeticionet, edhe pse krijojnë volum loje dhe shumë raste për gol.

Në takimet e tjera, Aston Villa u mund në shtëpi të vetë nga Midëlzbrou 0:2, Uest Hami mposhti me rezultatin 3:0 Boltonin, Kristal Palasi me rezultatin minimal 1:0 eliminoi Hadersfilldin, Suonsi si mysafir buzëqeshi ndaj Redingut, teksa më tutje kaloi edhe Vulverhemptoni që ngadhnjeu ndaj Bristol Rovers.

Më tej kaluan gjithashtu edhe Burnmaut dhe Noruiçi, Bristol Siti që eliminoi Stouk Sitin e Xherdan Shaqirit si dhe Lids Junajtedi i Ezgjan Alioskit, që vetëm pas vazhdimeve eliminoi Bërnlin e Premierligës.

Angli: Carabao Cup

 Aston Villa 0 – 2 Middlesbrough 
 Bournemouth 1 – 0 (0 – 0)

(pas vazhdimeve)

Brighton
Brentford 1 – 3 Norwich 
Bristol City 2 – 0 Stoke
Burnley 2 – 3 (2 – 2)

(pas vazhdimeve)

Leeds 
Crystal Palace 1 – 0 Huddersfield
Leicester 2 – 0 Liverpool
West Ham 3 – 0 Bolton
Wolves 1 – 0 (0 – 0)

(pas vazhdimeve)

Bristol Rovers 
Reading 0 – 2 Swansea 
Tottenham 1 – 0 Barnsley

(Skuadrat me shkronjat “Bold” janë të kualifikuara për më tej)

Leave a Reply