Frank Riberi dëmton gjurin, mungon për disa javë

Frank Riberi jasht fushave të futbollit për një kohë të gjatë. Francezi do të jetë hendikep i Bayernit, pasi u lëndua në takimin me Hertën e Berlenit, që iu desht stafi mjekësor i bavarezëve ta nxjerrë jasht fushave. Lëndimi i Riberis shihet më serioz se sa pritej, pasi mesfushori i Bayernit ka dëmtuar ligamentin e gjurit.

Për trajnerin e përkohshëm të gjermanëve Villi Sagnol, që mori detyrën e re pas shkarkimit të Ançelottit vetëm disa ditë më parë, dëmtimi i 34 vjecarit në debutimin e tij si trajner në stolin e bavarezëve i vështirësoi gjërat, me ndeshjen që përfundoi baraz 2:2. Dëmtimi i Riberis, presupozohet të jetë i rëndë ndaj dhe parashikohet ta lërë atë jashtë fushe për disa javë rradhazi.

Leave a Reply