Espanjolli dhe Girona i bashkohen grevës së paralajmëruar nga Barcelona

Gjatë ditës së sotme tre skuadrat nga Katalunja Barcelona, Girona dhe Espanjolli kanë paralajmëruar grevë. Që të tre klubet e kryqendrës “katalunase” kanë bërë të ditur qëndrimin e tyre pro referendumit duke lajmëruar se do t’i bashkohen nismës së grupit “Mesa por la Democracia” për një grevë të përgjithshme me datë 3 tetor në gjithë Katalunjën.

Barcelona, Girona dhe Espanjoll lajmëruan se selitë e klubeve të tyre do të qëndrojnë të mbyllura gjatë ditës së sotme dhe se asnjë futbollist, përfshirë këtu nga ekipi i parë dhe gjitha grupmoshat e reja nuk do të stërviten në qendrat stërvitore duke bërë që mbështetja pro referndumit të ndalë dhe topin.

Barcelona gjatë ditës së hënë mbajti një grevë 15 minutëshe (12:00-12:15), përmes së cilës dënuan forcën e përdorur nga ana e policisë spanjolle ndaj popullit “katalunas” dhe përpjekjen e pushtetit qëndror për të mohuar të drejtën e votës gjatë mbajtjes së referendumit.

Më shumë se 840 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas përplasjeve që kishin me xhandarmarinë spanjolle gjatë krizës më të thellë në Spanjë në dekadën e fundit.

 

Leave a Reply