Stankovski: Pauza e mirëseardhur për ekipin tonë

Me ndeshjet e javës së 9-të në elitën e futbollit vendor është mbyllur raundi i parë i garave. Skuadra e Rabotniçkit ka shënuar startin më të dobët viteve të fundit në LPFM, ku si pasojë erdhi edhe deri te shkarkimi i trajnerit, Viktor Trenevski. Në vend të tij erdhi Goran Stankovski, i cili në dy ndeshjet e para në krye të “romantikëve” regjistroi dy barazime.

Ai në një prononcim për faqen zyrtare të klubit thotë se pauza për shkak paraqitjes së përfaqësueses së Maqedonisë në elimiantoret për Botërorin e vitit 2018-të do të jetë e mirëseardhur për ekipin e tij, duke pasur parasysh se do të ketë hapësirë më të madhe për të punuar me futbollistët.

“Pauza do të jetë e mirëseardhur për ekipin tonë. Para së gjithashtu për tu njohur edhe më mirë dhe që të mund ti realizojmë disa ide të mia. Nuk kishim kohën e duhur për ndryshime të mëdha pasi morra drejtimin e skuadrës, pasi vijuan dy ndeshje të njëpasnjëshme në një interval kohor të shkurtë. Patjetër e kam të them se skuadra punoi mirë në pjesën difenzive, mirëpo tani do të duhet të punojmë pak më shumë edhe në ndërtimin e lojës dhe karakteristikave ofenzive” – është shprehur Stankovski për faqen zyrtare të klubit nga Debar Maalo.

Rabotniçki pas 9 javëve të para ka arkëtuar vetëm 7 pikë, duke regjistruar 1 fitore, 4 barazime dhe 3 disfata (kujtojmë “romantikët” kanë një ndeshje të mbetur, atë të javës së tretë ndaj Vardarit).

Leave a Reply