Serhio Ramos publikon një foto që tronditi gjithë Spanjën! (FOTO)

Serhio Ramos sot është në qendër të vëmendjes në Spanjë, pasi në “instagram” kishte publikuar  një foto që tronditi gjithë opinionin spanjoll.

Këtyre ditëve spekulohej për marrdhëniet e acarruara midis Zherard Pikes dhe Serhio Ramos, ndërsa fotoja më poshtë e publikuar nga kapiteni i Realit të Madrdit dhe njëherit të Spanjës, konfirmon një gjë të tillë.

Derisa Zherard Pike është më i zëshmi në luftën për pavarësinë e Katalunjës, në anën tjetër Serhio Ramos si kapiten i Spanjës është për mbrojtjen e integritet të shtetit të tij, ndërsa një gjë të tillë ka treguar edhe përmes fotos ku karta gjeografike e shtetit “iberik” është e mbuluar me flamurin spanjoll.

Kjo foto nuk do të ishte aq e diskutueshme nëse nuk do të zbulohej pikërisht në këto momente, kur aktuale është ndarja e Katalunjës nga Spanja.

Mediat iberike kanë zbuluar këtë foto, e cila më pas ishte fshirë nga ana e tyre dhe e njëjta ishte cilësuar si qëndrim i vetë Serhio Ramos, i cili me siguri se do të nxeh gjakrat brenda kombëtares spanjolle, në veçanti mes tij dhe futbollistit katalunas të Barcelonës, Zherard Pike.

E gjithë kjo po ndodh pak para ndeshjes së Spanjës ndaj  Kombëtares shqiptare, e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Leave a Reply