Stadiumi i Prishtinës po merrë formën e duhur (FOTO+VIDEO)

Stadiumi i Prishtinës që iu nënshtrua një rikonstruimi të tërësishëm, dalë nga dalë po merrë formën e duhur. Në vizitë të tij ishte edhe një delegacion i Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili për së afërmi u njoh me procesin e punimeve dhe punët që kanë mbetur për t’u përmbyllur deri në rinovimin e tërësishëm të këtij stadiumi.

Nënpresidenti Ademi, i cili është përgjegjës për infrastrukturën e stadiumeve, është i ngarkuar konkretisht në përshpejtimin e proceseve, i cili në fund të punimeve do t’i plotësojë standardet e kategorisë së 4-të sipas kërkesave të UEFA-s.

Ai me këtë rast edhe një herë kërkoi nga Ministria e Sportit që të përshpejtojë procedurat dhe të nënshkruajë sa më shpejt aneks kontratën për punët shtesë, në mënyrë që ritmi i punëve të shkojë si duhet dhe punimet të përmbyllen me kohë, pasi FFK në muajin mars e ka afatin e fundit për ta licencuar këtë stadium në UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare të përfaqësueses së Kosovës.

Публикувахте от Plisat в 10 октомври 2017 г.

Leave a Reply