Gjermania dhe Franca në nëntor zhvillojnë një miqësore luksi

Kampionja e Botës, Gjermania gjatë muajit nëntor do të mirëpresë në një ndeshje miqësore Kombëtaren e Francës. Që të dyja këto kombëtare kanë siguruar kualifikimin e drejtëpërdrejtë për në Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi, dhe nuk do të jenë pjesë e ndeshjeve të balotazhit.

E gjithë kjo ua lejoi atyre që të dakordohen për një miqësore, që do të zhvillohet me 14 nëntor në  Këlln.

4 ditë më herët kombëtarja gjermane do të zhvillojë edhe një tjetër super ndeshje përballë Anglisë në “Uembli”.

Leave a Reply