Futbolli evropian, Humbin Arsenali e Dortmundi (VIDEO)

Dy skuadrat e njohura të futbollit evropian, Arsenali dhe Dortmundi kanë pësuar disfata në ndeshjet e tyre të rregullta në kampionatet e tyre respektive.  “Topçinjët” e Arsen Vengerin kanë regjistruar edhe humbjen e tretë në Premier Ligën angleze të këtij sezoni, pasi në xhiron e 8-të u mposhtën 2:1 nga Vatfordi. Për Arsenalin shënoi Mertesaker, ndërsa përmbysja erdhi nga golat e Deni-t dhe Kliverlit.

Ndërkohë Dortmundi ka pësuar disfatë në shtëpi nga Lajpcingu me shifra 2:3. Sabitzer, Poulsen dhe Augustin shënuan për mysafirët, ndërsa për Dortmundin dy golat i realizoi Abamejang. Pavarësisht humbjes, Dortmundi mbetet në pozitën e parë në Bundesliga me 19 pikë, dy më shumë se Bayern Munich.

 

Leave a Reply