Basketboll, KB Shkupi mundet nga Blokotehna në xhiron e tretë në Superligë

Klubi i basketbollit Shkupi ka pësuar edhe disfatën e tretë në Superligën e basketbollit të Maqedonisë, pasi në xhiron e tretë të kampionatit u mposht nga Blokotehna me rezultat 83:115. Fituesi u bë i ditur që nga perioda e parë, e cila u mbyll me rezultat 37:13 në favorë të Blokotehnës.

Për ekipin fitues më i miri rezultoi të jetë Benxhamin me 28 pikë të realizuara dhe Mijatoviq me 25 pikë, ndërsa te skuadra shqiptare më efikas ishte amerikani Haris me 27 pikë të shënuara dhe Daniel me 19 tjera.

Të përzgjedhurit e Enver Miftarit ndeshjen e radhës do ta luajnë ndaj Gostivarit me 28 tetor.

Leave a Reply