Pelisteri harron të fitoj (VIDEO)

Pelisteri ka vazhduar me serinë e rezultateve negative në kuadër të ndeshjeve në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Manastiri sot u dorëzua përballë skuadrës së fundit në tabelën e klasifikimit, Skopjes, duke pësuar në këtë mënyrë edhe disfatën e tretë rradhazi në LPFM.

Vlen të ceket se në 10 ndeshjet e fundit kampionale Pelisteri ka regjistruar vetëm një fitore, atë të 14 tetorit kundër Pobedës në Manastir, 2 barazime dhe plotë 7 disfata. Vetëm 5 gola ka shënuar kjo skuadër apo 0.5 gola për ndeshje në këto 10 përballjet e fundit, ndërsa ka pranuar plotë 14 të tillë.

Pikërisht në saje të rezultateve të këtilla në mesjavë drejtuesit vendosën të shkarkojnë trajnerin Srgjan Zaharievskin pas disfatës ndaj Sileksit, duke i dhënë besimin Ive Trifunovskit, i cili sot debutoi me disfatë në bankinën e skuadrës nga Manastiri, duke pësuar disfatë minimale 1:0.

Skopje avanson ndaj PelisteritSKOPJE – PELISTERI 1:0(D. Desniq 35')

Публикувахте от infosport.mk в 29 октомври 2017 г.

Leave a Reply