Figo edhe pse është portugez, në Botëror anon për Gjermaninë!

Ish futbollisti portugez, Luis Figo, ka besim se përfaqësuesja e Portugalisë në Botërorin e Rusisë do të bëjë mrekullinë, ndërsa në një intervistë të dhënë për revistën “Sport Bild” ka pranuar se pretendentët nuk ndryshojnë asnjëherë dhe ata janë gjermanët.

“Portugalia mund të shpallet kampione bote.  Ne kemi një skuadër të plotësuar mirë, me yje të klasit botëror”.“Gjithsesi, s’bëhet shaka me miellin e gjermanit. “Gjermania është gjithmonë një nga favoritet. Kupa e Konfederatave tregoi edhe një herë sa e mirë është kjo skuadër”, ka thënë Figo.

Leave a Reply