Paleta në janar largohet nga Milani

Gabriel Paleta do të largohet nga Milani në janar të vitit të ardhshëm. Paleta ka prishur kontratën gjashtë muaj para skadencës së kontratës.

Mediat italiane shkruajnë se mes lojtarit dhe klubit “kuqezi” mund të arrihet një marrëveshje konsensuale, për ndërprerjen e kontratës.

Por nëse kjo nuk do të arrihet, nuk përjashtohet as shitja në merkaton e dimrit të mbrojtësit që iu bashkua kuqezinjve në 2015-ën.

Leave a Reply