Policia serbe ndalon tre shqiptarë në Preshevë, bartnin me vete dron!

Policia serbe në Preshevë, ka ndaluar tre shtetas shqiptarë, të cilët sipas asaj që raporton “novosti.rs” në makinën e tyre kishin fshehur një dron të cilin mendohet se do ta përdornin gjatë takimit në nesërm në Beograd, kur në stadiumin “Humsk” do të zhvillohej ndeshja e Liga Evropa midis Partizanit dhe Skënderbeut.

Ata janë ndaluar në doganë në kufirin serb, ku pas kontrollit i është zbuluar një dron që mbanin të fshehur në vendin e gomës rezervë të makinës dhe për të cilin nuk kishin dokumentacion shoqërues.

Shtetasit shqiptarë kanë deklaruar se po shkonin drejt Beogradit për një takim zyrtar dhe jo për ndeshjen, por gjithçka iu duk e dyshimtë policisë që kontrolloi makinën dhe gjeti mjetin fluturues të fshehur në automjetin e tyre.

Një reagim i këtillë nuk duhet të na habit, duke pasur parasysh se policia serbe ende ka të freskëta kujtimet e tetorit të vitit 2014-të, kur pikërisht në stadiumin ku do të zhvillohet takimi midis Partizanit dhe Skënderbeut ishte ngritur një dron që me vete mbante flamurin gjigand me hartën e Shqipërisë së Madhe ku shkruhej “’Autochthonous”  si dhe dy figurat më të çmuara shqiptare, Ismail Qemajli dhe Isa Boletinin, shkruan “infOSport.mk”.

Një veprim i tillë solli shumë tensione në tribunat e stadiumit “Humsk” ku atë natë po zhvillohej ndeshja eliminatore midis Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Evropianin e vitit 2016-të, e cila pas gjithë asaj situate të krijuar u ndërpre dhe më pas në tavolinë i takoi Kombëtares shqiptare.

Pikërisht duke pasur frikë nga një epizodi i këtillë, autoritetet serbe kanë marrë të gjitha masat e duhura që ndeshja e së enjtes midis Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut të kalojë pa incidente.

Leave a Reply