UEFA përzgjedh më të mirët e shekullit 21, dominojnë Barça dhe Reali!

Shtëpia e futbollit Evropian ka publikuar 11 emrat më të mirë të shekullit 21-të. Formacioni i këtyre 17 viteve të fundit në futboll ëdhë përzgjdhur nga votat e ifozëve, ku spikasin Barcelona dhe Real Madridi me nga 6 respektivisht 3 futbollist.

Në portë është zgjedhur Iker Kasilas për atë çfarë ka dhënë me Realin e Madridit pasi aktualisht gardiani spanjoll është pjesë e Portos. Mbrojtja përbëhet nga ish kapiteni i Bayernit, Filip Lahm, ish qëndërmbrojtësi i Barcelonës Karles Puyol por edhe nga dy më të mirët e momentit në pozicionet e tyre, Zherard Pike dhe Sergio Ramos.

Kabina e regjisë në mesfushë i përket një ish katalanasi, pikërisht Çav-it i mbështetur nga Iniesta dhe Zherard. Në sulm përkrah Messit dhe Ronaldos, fansat që kanë marrë pjesë në votim kanë preferuar edhe francezin Tierri Henry i cili më shumë sesa për paraqitjet e tij me Barcelonën, është vlerësuar për periudhën fantastike të karrierës së tij me Arsenalin.

Leave a Reply