Vardari ndaj Zenitit e nis me Besir Demirin në formacion (FOTO)

Është bërë i ditur edhe formacioni zyrtar i përballjes së vlefshme të raundit të 5-të në fazën e grupeve të Liga Evropës ndërmjet Zenitit dhe Vardarit. Trajneri i skuadrës nga Shkupi, Çedomir Janevski ka përfshirë vetëm njërin nga tre shqiptarët në formacionin titullar, me Besir Demirin që do ta nis ndeshjen ndaj Zenitin nga minuta e parë.

Ndërkohë në dallim me Janevski, trajneri i Zenitit, Roberto Mançini lotarët e tij më të mirë i ka lënë në pushim, duke i ruajtur kështu për derbin në fundjavë ndaj Spartak Moskës. Takimi Zeniti-Vardari nis nga ora 19:00.

Leave a Reply