Federata italiane zgjedh më të mirët në futboll

Federata italiane e Futbollit ka përzgjedhur më të mirët e vitit 2017, në një nata gala të mbajtur të hënën në Milano. Shumë yje të futbollit italian, morën pjesë dhe lanë komentet e tyre në këtë event, ndërsa ra në sy edhe pjesëmarrja e ish mbrojtësit të Juventusit, Dani Alves.

Braziliani ishte pjesë e 11-shes më të mirë të vitit 2017, në Serinë A, bashkë me disa futbollistë të tjerë të Juventusit.Trajneri më i mirë u zgjodh napolitani Sarri, që për arsye personale, nuk merrte pjesë në ceremoni, ndërsa çmimiu mor nga një drejtues i skuadrës së Napolit.

11-shja e vitit në Itali: Bufon, Alex Sandro, Kulibali, Leonardo Bonuçi, Dani Alves, Naingolan, Hamsik, Pjaniç, Dybala, Martens, Higuain, Sarri.

Leave a Reply