Goli i parë i Arijan Ademit me Dinamo Zagrebin pas rikthimit (VIDEO)

Arijan Ademi ka gjetur golin e tij të parë me fanellën e Dinamo Zagrebit, pas rikthimit të tij për shkak suspendimit dy vjeçar nga fushat e futbollit.

Ademi shënoi një super gol në fitoren 4:2 të Dinamo Zagrebit përballë Istra 1961, duke ndihmuar në këtë mënyrë skuadrën e tij për tu kualifikuar për në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë.

Ademi, i cili mbante shiritin e kapitenit në këtë ndeshje realizoi golin e tretë pas tre minutave lojë në pjesën e dytë, kur ngriti epërsinë e Dinamos në 3:0.

Ai mjaft mirë ia doli përballë mbrojtësit kundërshtarë, ndërsa pasi përfitoi hapësirën e duhur për të goditur, atë e bëri më së miri duke shënuar në rrjetën e Çoriç. Përveç Ademit në këtë ndeshje një tre golësh për Dinamo Zagrebin realizoi kiliani Angelo Henrikez.

Ademi zabio gol

Arijan Ademi ovako je zabio svoj prvi gol za GNK Dinamo Zagreb nakon suspenzije!Skini TVizzy i pogledaj gol odmah! getizzy.com/tv_izzy_croatia/.

Публикувахте от Goal Hrvatska в 29 ноември 2017 г.

Leave a Reply