Lopotegi flet për grupin “B” dhe shanset e Spanjës së tij

Pasditën e sotme në Moskë të Rusisë u hedh shorti për grupet e Kampionatit Botëror. Lidhur me shortin e hedhur është prononcuar edhe trajneri i Spanjës, Hulian Lopotegi, i cili me Spanjën e tij do të bëjë pjesë në grupin “B” së bashku edhe me Portugalinë, Marokun dhe Iranin.

“Është një grup i vështirë, i komplikuar, dhe do të jetë i luftuar, pasi ndaj asnjë kombëtare pjesëmarrëse në Kupën e Botës, nuk është e thjeshtë” – tha fillimisht Lopotegi, i cili i pyetur lidhur me kundërshtarin e tyre më serioz, Portugalinë, ai me përgjigje: “Është një kombëtare e madhe, ata janë kampionët në fuqi të Europës dhe kanë shumë futbollistë të niveleve të larta”.

Ai gjithashtu foli edhe për dy kombëtaret tjera të grupit “B”, Marokun dhe Iranin: “Maroku është një kombëtare ku pjesa më e madhe e futbollistëve të saj luajnë në Evropë. Ata eliminuan një kombëtare shumë të fuqishme, si Bregu i Filsihtë, ashtu që nuk kanë asgjë për të humbur. Irani? Nuk kanë pësuar gola në fazën kualifikuese dhe kanë një trajner që një kohë më të gjatë është bashkë me ta” – deklaroi Lopetegi pasi Spanja e tij mësoi kundërshtarët në kuadër të Kampionatit Botëror që vitin tjetër do të zhvillohet në Rusi.

Leave a Reply