“Përveç Interit edhe Pordenone nuk ka luajtur në Serinë B”

Përveç Interit bëhet edhe një skuadër tjetër italiane që nuk ka qenë pjesë e Serisë B, është ajo Pordenone. Mirëpo kjo nuk ka të bëjë me të njejtën histori që kanë “zikaltërit”, me Pordenone e cila me të vërtet nuk e ka shijuar ndonjëherë Serinë B, pasi çdo herë ka luajtur në ligat më të ulëta italiane.

Kjo ka qenë shakaja e ditëve të fundit në mediat italiane, me Pordonen e cila është pjesë e Serisë B dhe ia doli të marrë një kualifikim historik për në fazën e 1/8 të finales në Kupën e Italisë, ndërsa pikërisht në këtë fazë do të takohet me Interin. Skuadra e Pordenones e kanë marrë me humor këtë përballje dhe ndërkohë kanë vijuar të gjejnë edhe statistika të përbashkëta me “zikaltërit” nga Milano.

Leave a Reply