Salah, “Futbollisti më i mirë” i vitit në Afrikë

Mohamed Salah është përzgjedhur si futbollisti më i mirë afrikan. Salah në garë për këtë çmim la pas shokun e tij të Liverpulit, Sadio Mane si dhe sulmuesin e Borusisas së Dortmundit, Pier Emerik Obamejang.

“Jam shumë i lumtur që fitoj këtë çmim që ka vërtet ndjesi speciale për mua. Kam patur një start fantastik te Liverpuli dhe për këtë më ka ndihmuar shumë dhe trajneri Jurgen Klop. Por, nuk dua të lë pa përmendur ish-ekipin tim, Romën si dhe lojtarët e kombëtares egjiptiane”, tha Mohamed Salah.

Salah ishte njëri ndër më meritorët për kualifikimin e përfaqësueses së Egjiptit në Botërorin e Rusisë, duke realizuar gol në minutën e 94-t. Reprezentuesi egjiptian ka shënuar 19 gola në të gjitha kompeticionet dhe aktualisht është shënuesi më i mirë në Premier Ligën angleze.

Leave a Reply