Juventus Serava demolon Zhelezarecin

Juventus Serava ka shënuar fitoren më të thellë këtë edicion në elitën e futsalit vendor, duke mundur ekipin e Zhelezarecit me rezultatin 9:2, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një ndeshje në të cilën “bardhezinjtë” që nga fillimi diktuan tempo, ndërsa pjesa e parë edhe përkundër rasteve të shumta u mbyll me vetëm një gol në rrjetën mysafire të realizuar nga lojtari i talentuar Erkan Shabani. Megjithatë gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, kur Juventus Serava thjesht demoloi mysafirët, duke shënuar plotë 8 gola.

Figurë qendrore në këtë pjesë doli të jetë Jakup Ramadani, i cili shënoi tre gola, nga dy gola realizuan Eljesa Neziri dhe Reshat Ali, teksa një gol tjetër shtoi edhe Besnik Trstena.

Ishte kjo fitorja e tretë në kampionat për Juventus Seravën, që dalë nga dalë po vjen në formën e duhur, duke dëshmuar se në rradhët e saj ka futbollistë mjaft të talentuar, të cilët në të ardhmen do të bartin barën kryesore të skuadrës nga Serava.

Leave a Reply