Shqiptari, gol në stilin “ala-Messi” (VIDEO)

Futbollisti i Luftëtarit të Gjirokastrës, Kristal Abazaj ka shënuar një super gol në ndeshjen e fundjavës që lamë pas kundër Partizanit, në ndeshjen e vlefshme të javës së 15-të në Superligën shqiptare.

Në këtë ndeshje skuadra gjirokastrite turpëroi skuadrën nga kryeqendra shqiptare, duke i mundur ata me rezultatin e thellë 5:0, ndërsa vlen të shikohet goli i dytë i shënuar nga ana e Kristal Abazajt në minutën e 37-të.

Super futbollisti 21-vjeçar i Luftëtarit pasi vodhi një top nga ana e njërit prej futbollistëve kundërshtarë në gjysmëfushën e skuadrës së tij, pas një sprinti të shpejtë duke udhëhequr topin dhe duke tejkaluar disa kundërshtarë arriti që të shënojë në rrjetën e Alban Hoxhës.

Leave a Reply