FC Shkupi të martën feston 90-vjetorin dhe njëkohësisht prezanton sponzorin e ri

FC Shkupi këtë vit feston 90-të vjetorin e themelimit, ndërsa ashtu siç ju ka hije skuadrave të mëdha dhe mirë të organizuara, këtë përvjetor skuadra nga Çairi do ta festojë me mysafir të ndryshëm nga sfera e sportit, përfshirë këtu gjithë ata që kishin kontribuar në mënyra nga më të ndryshmet për klubin “bardhekaltër”, sinonim i shqiptarëve nga kryeqendra jonë, njofton “infOSport.mk”.

Me këtë rast ata të martën do të organizojnë një koktel për mysafirët e pranishëm në hotelin e mirënjohur “Bushi Resort – Spa” në Shkup, ndërsa gjithashtu do të prezantojnë edhe sponzorin e ri, me të cilin shpresojnë ti rikthehen famës së vjetër.

Është ky pikërisht lajmi më i mirë që e kanë pritur vite me rradhë armata e madhe e tifozëve të FC Shkupit, të cilët shumë lehtë mund të ndodh që me një punë të bërë mirë nga ana e drejtuesve të skuadrës, duke marrë përforcimet e duhura gjatë merkatos së janarit, të luftojnë për të kapur vendet e para që sigurojnë Europën.

Me siguri se një gjë e tillë do të ishte dhurata më e mirë për këtë 90-të vjetor të FC Shkupit.

Leave a Reply