Shkëndija një hap para skuadrave tjera, tashmë edhe me revistë në vete

Skuadra e Shkëndijës vazhdon rritjen në të gjithë sektorët, ndërsa së fundmi është shtuar edhe revista e klubit. Tani më zyrtarisht ka dalë numri i parë i revistës zyrtare të KF Shkëndija, në të cilën gjeni përmbajtje të pasur nga periudha që lëmë pas. Kjo reviste do të dalë në shitje një herë në tre muaj, ndërsa në të do të mund të gjeni gjëra interesante që kanë të bëjnë me klubin nga Tetova.

Në numrin e parë të kësaj reviste do të mund të lexoni intervistën ekskluzive me trajnerin Qatip Osmani dhe kapitenin Ferhan Hasani, një përmbledhje të ecurisë së skuadrës në eliminatoret e Liga Europa në përgjithësi dhe përballjeve historike me Milanin në veçanti, shpresat kuqezi në UEFA Youth League, jubileu “25 vite Ballistë”, domimi i Shkëndijës në sezonin vjeshtor të Ligës së Parë të Maqedonisë dhe materiale tjera.

Leave a Reply