Gjilani falë Arbnor Ramadanit nga Luksemburgu rikthehet me barazim

Gjilani nuk ka shkuar përtej barazimit 2:2 ndaj skuadrës nga Luksemburgu, Progres Niederkorn, në ndeshjen e parë të rrethit të parë në kuadër të Ligës së Konferencës, aty ku më herët me fitore kishte debutuar skuadra e Dukagjinit.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të skuadrës nga Lukesmburgu, që avansoi vetëm pas 10 minutave lojë falë goli të shënuar nga De Almeida.

Me të filluar pjesa e dytë, Gjilani barazoi rezultatin me Arbnor Ramdanin, i cili u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 48-të.

Omar Natami riktheu epërsinë e Niederkorn në minutën e 62-të, ndërsa 4 minuta më vonë, Ramadani sërish u tregua  i saktë nga penaltia, duke shënuar këtë herë për 2:2.

Duke pasur parasysh se ky rezultat nuk sheh në epërsi asnjërën prej skuadrave, ndeshja e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jep emrin e udhëtuesit të përgjithshëm për në raundin e dytë eliminatorë. (infOSport.mk)

Leave a Reply