Tirana i shpëton humbjes fare në fund, udhëtuesi vendoset në Gjeorgji!

Tirana vuan, por ia del të shmangë humbjen ndaj gjeorgjianëve të Dinamo Batumit në ndeshjen e parë të turit të parë eliminator të Ligës së Konferencës, ndeshje kjo që u zhvillua sonte në “Air Albania” në Tiranë, njofton “infOSport.mk”.

Pas pjesës së parë pa gola, “bardheblutë” e Tiranës e panë veten në disavantazh në minutën e 66’, megjithatë një gol i Lushkjas në kohën shtesë shmangu humbjen dhe ndezi shpresat e nënkampionëve shqiptarë, për të vijuar më tej aventurën europiane.

Vërshëllima finale e arbitrit kryesor la në fuqi rezultatin 1:1, duke lënë kështu të hapur edhe çështjen e kualifikimit, që do të vendoset të enjten e ardhshme në Gjeorgji, aty ku Tirana do të duhet të bëjë shumë më tepër sesa sot, për t’ia dalë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply