Kavani barazon rekordin e Ibrahimoviç

Edinson Kavani falë golit të shënuar ndaj Dizhon, ka arritur që të barazoj rekordin e Zlatan Ibrahimoviç si golashënuesi më i mirë në historikun e Paris Sen Zhermen, njofton “infOSport.mk”.

Kavani realizoi golin e tretë në fitoren 8:0 të PSZH-së ndaj Dizhon në kuadër të javës së 21-të në “Ligue 1”, duke arritur kështu në shifrën e 156 golave, po aq sa kishte shënuar edhe sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç.

Për të arritur këtë shifër, Kavanit i janë dashur që të zhvillojë 226 ndeshje, teksa Ibra shifrën e 156 golave të shënuar me fanellën e PSZH-së e kishte arritur në vetëm 180 ndeshje. Duke pasur parasysh se ky i fundit më nuk është pjesë e parisienëve, është më se evidente se Kavani shumë shpejtë do të fitoi epitetin e golashënuesit më të mirë në historikun e skuadrës së Paris Sen Zhermenit.

Rikujtojmë gjatë sezonit aktual, Kavani në 20 ndeshje ka shënuar po aq gola, duke qenë lider i padiskutueshëm në listën e golashënuesve në Ligue 1.

 

Leave a Reply