Reali i vendosi klauzolë 700 mln euro, Zidan dëshiron ta shes!

Isco Alarkon është i padëshiruar nga trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan. Sipas programit televiziv spanjoll “El Chiringuito”, trajneri Zinedine Zidane i “Los Blancos”-ve po mendon ta largojë futbollistin nga skuadra. Mësohet se trajneri francez i klubit “merengues” është shfaqur jashtë mase i zhgënjyer nga futbollisti, të cilin e konsideroi si zëvendësuesin ideal të James Rodriguez, me kolumbianin që u largua verën e kaluar në drejtim të Bayern Munchen.

Sipas moderatorit të këtij programi, Josep Pedrerol, Zidane e admiron talentin e Iscos dhe besoi se loja e tij do të ishte thelbësore për skuadrën, por në fund ai ka mbetur i pakënaqur dhe nëse gjërat nuk do të ndryshojnë, e nëse Zidane konfirmohet në pankinën e Realit, 46-vjeçari do të kërkojë nxjerrjen e futbollistit në merkato në fund të këtij sezoni.

Vlen të theksohet se në kontratën me Realin e Madridit, Isco ka një klauzolë zgjidhjeje të saj prej 700 milionë eurosh.

Leave a Reply