Kejn më shumë preferon kalimin te Mançester J. se sa te Reali

Sulmuesi më në formë i momentit në futbollin europian, Hari Kejn është i gatshëm të i përgjigjet ndonjë oferte eventuale nga Mançester Junajtedi.

Sipas mediave britanike,  ylli i Totenhamit po mendon bashkimin me “Djajtë e Kuq” që gjatë kësaj vere.

Kejn prej kohësh po kërkohet nga Real Madridi, por mësohet se vetë anglezi preferon një kalim në “Old Trafford” dhe qëndrimin e tij në Premierligë.

Ndërkohë drejtuesit e Totenhamit thuhet se janë duke përgatitur ofertën e re për sulmuesin anglez, edhe atë me rritje të dyfishtë të pagës, mirëpo edhe përkundër këtij fakti Kejn preferon një transferim te skuadra gjigande e Mançester Junajtedit, që udhëhiqet nga Hoze Murinjo.

Leave a Reply