Kristiano Ronaldo në mbështetje të fëmijëve musliman në Rohingya (FOTO)

Ylli portugez i Real Madridit, Kristiano Ronaldo, në rrjetin e tij social “Tëitter” ka shpërndarë një fotografi ku shihet se mbështet fëmijët musliman në Rohingya, duke bërë njëkohësisht thirrje për të ndihmuar ata, raporton Anadolu Agency (AA), përcjellë “infOSport.mk”.

Ronaldo mbështet organizatën joqeveritare “Save the Children”, ndërsa në Tëitter kishte shkruar: “Një botë në të cilën të gjithë i duam fëmijët tanë. Na ndihmoni, ju lutemi”.

Portugezi, i cili edhe më herët ofroi mbështetje për fëmijët sirianë dhe dhuroi ndihmë për familjet në Siri, në porosinë e re shtoi hashtag #Rohingya dhe #Refugee si dhe dy fotografi. Në njërën fotografi tregohet një njeri me fëmijën në krahë, ndërsa në tjetrën gjendet vetë Ronaldo me katër fëmijët e tij.

Leave a Reply