Futsal Shkupi edhe më i fuqishëm ndaj Velesit, rikthehet Ylber Alili

Futsal Shkupi do të jetë i kompletuar për ndeshjen e sotme ndaj Velesit, duke pasur parasysh se pas një pauze të shkurtë te kjo skuadër rikthehet edhe një ndër lojtarët më të mirë në elitën e futsalit vendor, Ylber Alili, njofton “infOSport.mk”.

Kumanovari e nisi stinorin vjeshtor me Futsal Shkupin, ndërsa pas disa ofertave jashtë vendit, ai provoi veten në futbollin e madh, në një nga skuadrat e ligave të ulëta në Austri.

“InfOSport.mk” mëson se Alili madje ka gjetur akordin me ekipin e Firs Viena, mirëpo është rikthyer në vendlindje për kompletimin e dokumentacionit. Duke pasur parasysh se ai është i regjistruar si lojtar i Futsal Shkupit, ai ka të drejtë loje, ashtu që prezenca e tij në parket do të jetë e mirëseardhur për skuadrën nga Çairi, që shpreson se me Alilin në skuadër dhe bomberin e rikthyer Erkan Seferi, në fund do i’a del për të marrë tre pikët e plota nga derbi ndeshja me Velesin.

Rikujtojmë Ylber Alili sezonin e kaluar ishte njëri ndër më të merituarit për atë barazim 3:3 të Futsal Shkupit ndaj Velesit, që i mundësoi skuadrës “bardhekaltër” për tu shpallur kampion.

Leave a Reply