Ndeshja Vardari-Shkëndija pa tifoz mysafir

Të mërkurën në arenën “Filipi i Dytë” dy skuadrat më të mira në futbollin vendor Vardari dhe Shkëndija do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të parë çerekfinale, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse pritej një spektakël në këtë përballje si në fushën e blertë, ashtu edhe në tribuna, një gjë të tillë nuk do të jemi në gjendje për të parë, të paktën në tribuna, pasi drejtuesit e Vardarit kanë vendosur që të mbyllin dyert për tifozët mysafir.

Në këtë mënyrë tifozët e Shkëndijës “Ballistët” nuk do të jenë në gjendje për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës, ndërsa në anën tjetër pritet që Vardari të ketë përkrahjen e tifozëve të saj, të cilët deri tek një biletë do të mund të arrijnë vetëm me dokument identifikimi. Ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës starton në ora 14:00, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri Dimitar Meçkarovski.

Leave a Reply