Reagon FC Shkupi! Kërkon që FFM të ketë kritere të njëjta për të gjithë skuadrat

Klubi Futbollistik Shkupi i pakënaqur me lojërat e FFM-së, ka reaguar ndaj kësaj të fundit, duke e akuzuar se nuk po mbanë kritere të njëjta ndaj secilës skuadër.

Krerët e FC Shkupit janë të habitur nga fakti se si i është lejuar Sileksit që të zhvillojë ndeshjen e mbetur kundër Skopjes në stadiumin e Kratovës, i cili nuk përmbushë kushtet, ndoshta edhe më shumë se stadiumi i tyre në Çair.

Ata me këtë rast kanë kërkuar nga FFM-ja, që ndeshjen e tyre të rradhës, atë të javës së 23-të pikërisht ndaj Sileksit të mos e zhvillojnë në fushën e stadiumit në Kratovë, pasi sipas tyre ai nuk i përmbush as kushtet minimale për tu zhvilluar një ndeshje kampionale.

Nga FC Shkupi kanë kërkuar që FFM-ja të dërgojë një komision për të kontrolluar fushën në fjalë, me qëllim që ndeshja e javës së 23-të, të luhet në një stadium i cili do ti plotësonte kushtet për të dyja skuadrat.

Për të njëjtën situatë që nga sezoni vjeshtor dhe në xhirot e para të sezonit pranveror, FC Shkupi ndeshjet e saj po i zhvillon jashtë stadiumit të Çairit.

Leave a Reply