Bonuçi shpërthen në lot për Astorin, braktis intervistën e drejtëpërdrejtë

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonuçi nuk ka mundur të vazhdojë intervistën e drejtëpërdrejtë për “Sky  Sport” dhënë pas përfundimit të ndeshjes kundër Arsenalit, kjo për shkak ish kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, i cili pak ditë më parë u nda papritur nga kjo Botë.

“Nuk pata mundësi për t’i dhënë lamtumirën. Por, i them lamtumirë Davide. Ishte perfekt nga çdo këndvështrim. Më ka prekur shumë largimi i tij. Do ta kem gjithnjë me vete. Është një mik i madh dhe një njeri i madh”, – tha Bonuçi duke u larguar mes lotësh.

Milani sonte në “San Siro” pësoi disfatë 0:2 nga Arsenali në ndeshjen e parë të 1/8 së finales, duke i dhënë fund kështu serisë prej 13 ndeshjeve pa disfatë.

Leave a Reply