LDFM – Perëndim, java e 16-të sjellë super përballjen Struga TL-Makedonija Gj.P

E shtuna në futbollin vendor përveç dy takimeve të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë sjellë edhe ndeshjet e Ligës së Dytë në Konferencën e Perëndimit, njofton “infOSport.mk”.

Përballja që zgjon më shumë interesim pa dyshim se është ajo në qytetin e Strugës, ku mejdanin do të ndajnë Struga Trim Lum dhe Makedonija Gjorçe Petrovi.

Skuadra strugane nuk e nisi mbarë stinorin pranveror, pasi u mund në transfertën në Tetovë nga Teteksi, teksa Makedonija Gjorçe Petrovi me një gol të shënuar në minutën e fundit të takimit përmes Filip Petrov mundi Novacin në teren vendas.

Lideri aktual, Gostivari shihet si favorit absolut përballë Zajazit, teksa Vëllazërimi me trajnerin e ri Xhengis Rexhepi do të kërkojë fitoren e parë të këtij gjysmësezoni në transfertën ndaj Novacit.  EuroMilku pas anulimit të ndeshjes së parë ndaj Zajazit, nesër do të zhvillojë ndeshjen e parë si vendas kundër Labunishtës, teksa Lokomotiva në Shkup do të mirëpret Teteksin.

Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 14:00.

LDFM – Perëndim, Java 16

EuroMilku 10.03. 14:00 Labunishta
Gostivari 10.03. 14:00 Zajazi
Lokomotiva 10.03. 14:00 Teteksi
Novaci 10.03. 14:00 Vëllazërimi
Struga T.L 10.03. 14:00 Makedonija Gj.P

Leave a Reply