Shkodran Mustafi: Krenar që jam musliman dhe që rrjedhë nga një familje që fal namazin

Futbollisti me origjinë nga Gostivari, Shkodran Mustafi pa dyshim se është njëri nga futbollistët shqiptar më të suksesshëm në futbollin europian. Anëtari i Arsenalit përpos që është një futbollist mjaftë i mirë, ai është edhe një praktikues i fesë islame. Ai ka treguar një prapaskenë interesante se si nuk pinte alkool sa ishte tek të rinjtë e Evertonit.

“Për ta praktikuar fenë fillova nga mosha 17-vjeçare kur isha pjesë e Evertonit. Dolëm me shokët e skuadrës në darkë dhe të gjithë pinin ndërsa unë jo. Më pyeti njëri pse nuk pi pasi jam gjerman, i thash jam musliman dhe nuk pi alkool”, – deklaroi Mustafi.

“Ai shoku i skuadrës më pyeste vazhdimisht pse jam musliman, dhe i thash se prindërit e mi janë musliman dhe se jam rritur në një familje besimtare”.

“Asnjëherë nuk e kisha pyetur vetën pse jam musliman. Mua më kanë mësuar prindërit por asnjëherë nuk e kisha pyetur vetën pse nuk pi, pse nuk ha mish derri apo gjëra tjera”.

“Që nga ajo kohë kam filluar të falë namazin pesë herë në ditë dhe ndihem i lumtur me këtë”, deklaroi Mustafi.

“Besimi është shumë i ngjashëm me futbollin. Nëse nuk beson në atë që po bënë është e padobishme pasi do të jesh i keq”, përfundoi mbrojtësi shqiptar.

Mustafi mbrëmë me Arsenalin e tij mundën Milanin në “San Siro” me rezultatin 0:2 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Liga Europa, dhe janë në rrugë të mirë për të sigurar një vend në mesine  8 skuadrave më të mira në kuadër të Kompeticionit të dytë më të rëndësishëm.

Leave a Reply