Igli Tare: Lacio po dëmtohet, Seria A po falsifikohet

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të gjyqtarëve në ndeshjen me Kaljarin që u zhvillua në fundjavë në kuadër të Serisë A. Tare ka thënë që Lacio është dëmtuar në këtë sfidë dhe se VAR është përdorur në dy standarte. Në një intervistë për Corriere Dello Sport, Tare shkon deri aty sa ta konsiderojë kampionat italian të falsifikuar.

“Ajo ndaj Immobiles nuk ishte penallti e zakonshme, ishte dyfish penallti dhe nuk ndodh thuajse kurrë një episod i tillë në futboll. E prek fillimisht një futbollist i Cagliarit, pastaj tjetri. E shtrinë në tokë të dy. Nuk mund ta kuptoj si nuk e panë. Pas ndeshjes bisedova me Guidan, por më tha që nuk kishte dyshime dhe nuk ishte penallti e justifikoi simulim rënien e Imobiles”, ka thënë Tare.

“Nuk e di. Jemi lodhur duke folur. Nuk e bëmë pas ndeshjes me Juven, që ishte një nga ndeshjet më të bukura të sezonit, pavarësisht se ishte një penallti e qartë. Sepse ndërhyrja e Benatias ndaj Leivas ishte e dukshme. U dëmtuam edhe një javë më parë. Tani e pranojnë edhe ekspertët, që nuk e kanë pëlqyer kurrë Lazion. Jemi dëmtuar para syve të të gjithëve. VAR-i na zbritur shumë në klasifikim. Unë them 12 pikë. Të themi vetëm 6? Dakord, janë vetëm 6 pikë, për shkak të interpretimeve të gabuara dhe nga gabimet që janë para edhe në TV, siç ishte goli me dorë i Cutrones gjatë ndeshjes me Milanin. Pozicioni i Lazios sot do të ishte tjetër, nuk them në zonën Champions, por thuasje aty. Kështu po falsifikohet kampionatin ynë”, ka përfunduar Tare.

Leave a Reply