Kolumbia me një përmbysje spektakolare mund Francën midis Parisit (VIDEO)

Kolumbia me një përmbysje të çmendur ka arritur që të fitoj Francën në “Stad de France” në Paris, njofton “infOSport.mk”.

“Los Kafeteros” ishin në disavantazh prej dy golave (0:2), megjithatë në fund i’a dolën të shënojnë fitore me rezultatin 3:2.

Olivie Zhiru (11’) dhe Toma Lemar (26’) kaluan në epërsi prej dy golash “gjelat”, mirëpo falë golave të shënuar nga Luis Muriel (28’), Radamel Falkao (62’) dhe Huan Fernando Kintero (85’) skuadra amerikano-jugore në fund arriti deri tek fitorja.

France 2-3 Colombia – Friendly 23-03-2018 HIGHLIGHTS by footbie.com

Leave a Reply