Brazili me golin e Jesusit fiton miqësoren ndaj Gjermanisë (VIDEO)

Përfaqësuesja e Brazilit ka fituar duelin miqësorë ndaj Gjermanisë me rezultat minimal 1:0. Në ‘Olympiastadion’ të Berlinit, Gjermania ishte skuadra që kontrolloi më gjatë topin, por pa arritur të kërcënojë rrezikshëm portën e brazilianit Alisson. Nga ana tjetër, skuadra e trajnerit Tite priste në gjysmë fushë dhe nisej shpesh rrezikshëm drejt portës së Kevin Trapp.

Në një rast të ngjashëm, erdhi edhe goli për brazilianët, ku pas një krosimi të Ëillian, ishte sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus, që goditi me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë, në minutën e 37’ të takimit. Edhe në vijim, takimi pati të njëjtën tablo, teksa Gjermanët kërkuan vazhdimisht të gjejnë golin e barazimit, ndërsa Brazili iu afrua shpesh golit të dytë, me anë të kundërsulmeve të rrezikshme.

Vlen të përmendet se trajneri i Gjermanisë, Joakim Loë kreu 5 nga 7 zëvendësimet e mundshme, ndërsa homologu i tij brazilian, vetëm një, ku largoi Coutinhon, për të hedhur në fushë Douglas Costën.

Leave a Reply